28,04,2024

Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të UShAF dhe Ndërmarrjes hoteliere “SIRIUS”, në Prishtinë

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe drejtori i Ndërmarrjes hoteliere “SIRIUS” në Prishtinë, z. Sami Ahmeti, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e hotelerisë dhe turizmit.

Marrëveshja ka për qëllim që t’iu mundësojë studentëve të UShAF të kryejnë punën praktike në Ndërmarrjen hoteliere, e cila është pjesë e plan-programit mësimor në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit.

Rektori Bajraktari falënderoj pronarin e Ndërmarrjes për gatishmërinë e nënshkrimit të Marrëveshjes dhe u shpreh i bindur se partneriteti do të kontribuoj në mënyrë të dyanshme dhe se ky kontribut ka edhe për qëllim edukimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Ndërsa, pronari i Ndërmarrjes, z. Sami AHMETI u shpreh i kënaqur me fillimin e bashkëpunimit me UShAF dhe potencoi se me kënaqësi do të kontribuoj që ky partneritet të jetë i qëndrueshëm në të mirë të studentëve, i cili më pas do të ketë ndikim në zhvillimin e aftësive profesionale të tyre në mënyrë që ata të jenë menaxherët e së ardhmes në lëmin e hotelerisë.

“SIRIUS” është hotel me 5 yje, i vendosur në qendër të Prishtinës, me staf profesional dhe i njohur për ofrimin e shërbimeve hotelerike shumë cilësore në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img