27,11,2024

MANTELBARDHËT E UÇK-ës së FERIZAJT

Must Read

SHËNDETËSIA NË REGJIONIN E FERIZAJT NË PERIUDH ËN 1990-1999


Materialin e pergatiti dr. Sylejman Metushi- kirurg në Ferizaj (03.02.2019)


Periudha 1990-1999 është ndër periudhat më të rënda dhe më të dhembshme që ka përjetuar populli shqiptarë në Kosovë gjatë okupimit shekullorë serb.
Viti 1990 fillon me krimin makabër të helmimit të fëmijëve shqiptar nëpër shkolla duke goditur kështu pjesën më vitale të popullit shqiptarë në Kosovë.Për ta ekzekutuar sa më mire këtë akt makabër që ne fakt ishte pjesë e platformës serbe për shkatërrimin e qenies shqiptare,fillimisht ishte bërë segregacioni i nxënësve në shkolla duke ndarë nxënësit serb nga ata shqiptarë në ndërrime ose edhe në objekte të veqanta. 
Më këtë akt makabër pushtuesit serb kishin planifikuar që të godasin edhe mjekët shqiptarë duke ditur se ata do të vëheshin në ndihmë të fëmijëve të helmuar.

Mjekët serb të shtyer nga pushtetarët, femijët e helmuar i trajtonin si histeri kolektive e rinisë ,kurse mjekët shqiptar që u ofronin ndihmë mjekësore fëmijëve të helmuar I akuzonin se ishin vënë në shërbim të nacionalizmit shqiptarë.
Mbi këtë bazë pushteti serb ndërmori masa të rënda ndaj mjekëve shqiptarë duke I përjashtuar nga puna.Në institucione shëndetësore tani punonin vetëm mjekët serb, eventualisht ndonjë mjek shqiptarë.
Përkundër asaj se pranvera e vitit 1990 mjekët shqiptarë i hodhi në rrugë ata për asnjë qast nuk u dorëzuan dhe madje filluan të organizohen……. 

Në rrethana të krijuara, mjekët shqipëtarë të larguar dhunshëm nga puna nuk heshtin. Ata fillojnë të organizohen, fillimisht nëpër ordinancat private si një nevojë e ushtrimit të profesionit mjekësorë dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Ndër ordinancat e para në regjionin e Ferizajit janë: 
-Ordinanca kirurgjike “Dr.Ramadan Jashari” ku punonte Ass.Dr.Ramadan Jashari – kirurg abdominal
-Ordinanca “Medicus” në pronësi te Dr.Skender Hysenit I cili kishe angazhuar disa mjekë, ndër ta: Ass.Dr.Safet Beqiri – kirurg torakal, Ass.Dr.Xheladin Reqica – kirurg torakal, Dr.Skender Shabani – kirurg I përgjithshëm, Dr.Besim Hoxha – kirurg I përgjithshëm, Ass.Dr.Dalip Limani – kirurg abdominal, Ass.Dr.Faik Hima – kardiolog, Ass.Dr.Salih Ahmeti – infektolog, mjekë të përgjithshëm etj.
-Ordinanca pediatrike “Vita” ku punonte Ass.Dr. Nazim Imeri – pediatër (tani I ndjerë).
-Ordinanca “Preventiva” ku punonin Dr.Tefik Idrizi (tani I ndjerë) dhe Dr.Ramiz Avduli
-Ordinanca gjinekologjike “Drita” ku punonte Ass.Dr.Hajriz Derguti – gjinekolog.
-Ordinanca ortopedike “Genesis” ku punonte Ass.Dr. Basri Ibrahimi – ortoped.
-Ordinanca kirurgjike “Uroplastika” ku punonte Ass.Dr.Isa Haxhiu – urolog, Ass.Dr.Hysni Arifi – kirurg plastik, Ass.Dr.Sami Salihu – kirurg maksillofacial, Ass.Dr.Nehat Baftiu – anesteziolog.
-Ordinanca “Pleura” ku punonte Dr.Shyqëri Hyseni – pulmolog.
-Ordinanca “Hipokrati” ku punonte Dr.Abaz Beqa – internist.
-Ordinanca “Dr.Xhela” ku punonte Dr.Xheladin Reqica – kirurg torakal.
-Ordinanca “Jeta” ku punonin Dr.Milaim Avdiu dhe Dr.Mehmet Tahiri.
Në këto ordinanca si dhe të tjerat krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe ushtrimit të profesionit të mjekut, I merrnin hapat e parë të përvojës profesionale mjekët e rinjë të posadiplomuar.Pastaj ata vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e mjekut si të pavarur pranë ambulancave të shoqatës humanitare, bamirëse “Nëna Terezë” dhe në ordinancat shkollore.

Gjithashtu pranë këtyre ordinancave mbanin ushtrimet edhe nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Elena Gjika”-Ferizaj.
Në qytetin e Ferizajit funksiononin tri ambulanca të shoqatës humanitare bamirëse “Nëna Terezë”.


E para ishte vendosur në rrugën Vëllezërit Gërvalla (në shtëpinë e Faik Bunjakut), në të cilën shërbenin : Dr.Nezir Luzha( tanimë I njerë), Dr.Afrim Rexhepi, Dr.Sanije Bislimi dhe infermierët: Daut Dërguti, Adifete Maloku, Sanije Mehmeti, Zyrafete Eseti, Suzana Lemoni, Fatmir Sahiti etj.
E dyta ishte vendosur në rrugën Naim Beka (në shtëpinë e Remzi Beqirit) ku punonin mjekët: Dr.Shpresa Tafërshiku, Dr.Zylfije Bajrami, Dr.Mentor Ilazi, Dr.Sylejman Metushi, Dr.Ylber Ymeri dhe infermierët Emine Shabani, Nafije Jashari, Mevlide Maliqi, Florije Rushiti, Mirlinda Hasani, Anxhelina Ukshini etj
E treta në rrugen e Gjilanit (në shtëpinë e Sabile Xhaklit) ku punonin mjekët Dr.Muhamed Ahmeti, Dr.Arsim Azemi, Dr.Fadil Elezi dhe infermierët Naile Durmishi, Shkurte Azemi, Vahide Gërbeshi, Mirsad Ukshini.
Këto ambulanca kishin edhe konsulentë specialistik me orar të reduktuar si Dr.Ahmet Hoxha – internist, Dr.Myzejene Halili – pediatre, Dr.Ramiz Avdulli.
Krahas ordinancave humanitare “Nëna Terezë” ishin ngrit edhe ambulancat shkollore si ambulanca në shkollën fillore “Gjon Serreqi” ku punonin mjekëT Dr.Naser Ahmeti dhe Dr.Selvete Salihu dhe infermierët Fitnete Eshrefi, Elinda Hasani.
Ambulanca në shkollën fillore “Tefik Qanga” ku punonin mjekët Dr.Hazir Sadiku dhe Dr.Rukije Goga me motrat medicionale Besire Hashani dhe Ibadete Shabani.
Ambulanca në shkollën fillore “Përparimi” fshati Llojzë, ku punonin mjekët Dr.Ismet Jetishi ( tani I njerë) dhe më vonë Dr.Sylejman Metushi me infermieren Nadire Rexhepi.
Ambulanca në shkollën fillore ne fshatin Cërrnillë ku punonin mjekët Dr.Afrim Rexhepi dhe Dr.Imer Murati me infermieren Valbonë Grainca.
Ambulanca në shkollën fillore në fshatin Prelez ku punonin mjekët Dr.Zekije Lekaj dhe Dr.Zyrafete Koka me infermierin Gazmend Rekaj.
Aktivitetet e ordinancave humanitare Nëna Terezë dhe ordinancave shkollore kordinoheshin nga këshilli komunal për shëndetësi I cili udhëhiqej nga Dr.Xheladin Reqica, Dr.Muharrem Asllani, Dr.Abaz Beqa, Dr.Hajriz Derguti, Dr.Ymri Feka dhe Shpresa Tafarshiku e cila ishte caktuar anëtare e këshillit për emergjenca.
Angazhimet e mëtejme të mjekëve Ferizajas do të perqendrohet në mbështetjen dhe kyqjen e drejtëpërdrejtë në radhët e Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës.
Në fillim të vitit 1998 akiviteti ishte përqendruar në grumbullimin e barnave dhe materialeve sanitare ,nga të cilat një pjesë dërgohej në zonat ku tani veq lufta kishte marr hov. Në këtë periudhë disa nga mjekët vizitonin spitalet ushtarake në zonat e luftes si në Likoc,Gradic,Gajrak,Kravasari,Shale etj. Ndër mjekët e parë që vizituan dhe ofruan shërbim shëndetësor specialistik ishin:Dr.Safet Beqiri-kirurg torakal, Dr.Xheladin Reqica-kirurg torakal, Dr.Nehat Baftiu-anesteziolog, Dr.Skender Shabani-kirurg abdominal, Dr.Hysni Arifi-kirurg plastik, Dr.Besim Hoxha-kirurg abdominal etj.


Ushtria Qlirimtare e Kosovës nga mesi I vitit 1998 shtrin aktivitetin ushtarak edhe në regjionin tonë si Nënzona operative e Nerodimes-Komanda Ferizaj,me njësitet e para të vendoura në Fshatin Jezerc .Luftimet e para zhvillohen me datë 16.07.1998 në vendin e quajtur bashkimi I lumejve. Gjatë këtyre luftimeve kemi të plagosurit e parë ,mes tyre edhe Nazmi Uksmajli I cili bie dëshmorë per të mos vdekur kurrë. Kjo ngjarje ishte alarm edhe per mjekët e kësaj ane kështu që me datë 24.07.1998 në ordinancën JETA mbahet takimi mes disa mjekëvë si Dr.Xheladin Reqica, Dr.Milaim Avdiu, Dr.Mehmet Tahiri dhe eprorëve që drejtonin luftën ku merret vendimi për kyqjen e organizuar të drejtëpërdrejtë të personelit mjekësor dhe infermierik pranë radhëve te UQK, përgjegjës për shëndetësi caktohet Dr.Xheladin Reqica.


Stacioni i parë shëndetësor-spitali ushtarak fillon së funksionuari nga data 27.07.1998, i vendosur në shtëpinë e Z. Isuf Bega. Në spital do të ketë rregullisht mjek të cilët ndërroheshin sipas marëveshjes .Në rrethana të caktuara vinin edhe mjekë specialist- kirurg.
Në këtë spital kanë shërbyer mjekët: Dr.Milaim Avdiu, Dr.Hazir Sadiku, Dr.Sylejman Metushi, Dr.Mehmet Tahiri, Dr.Agim Bytyqi, Dr.Naser Ahmeti, Dr.Muharrem Asllani, Dr.Heroid Arifi, Dr.Sami Spahiu, në raste të veqanta Dr.Besim Hoxha-kirurg, Dr.Skender Shabani-kirurg, Dr.Xheladin Reqica-kirurg, Dr.Basri Ibrahimi-ortoped etj.Nga personeli infermierik kanë shërbyer :Linda Viqa, Bedrie Salihu, Sadbere Jashari, Tahire Gashi,dhe në pikën pesë Ragip Krasniqi, Mexhide Guta dhe Njazi Nuha.Spitali kishte furnizim të mirë me barna dhe material medicinal që kryesisht siguroheshin nga ordinancat humanitare Nëna Terezë, ordinancat privat dhe barnatoret private ku shquhet kontributi i Zekirja Kamberit dhe Agron Selmani.
Periudha e ofanzivës së Shtatorit qe njihet edhe si Epopeja e Jezercit në sherbim e gjen Dr.Hazir Sadikun, i cili bashkë me personelin e mesëm u pergjigjet me sukses sfidave të kesaj ofanzive të tmerrshme e cila lë pas shumë të plagosur në mes tyre nëntë deshmorë. Vlen të përmendet kujdesi mjekësor ndaj ushtarit Daut Ilazi-komandant Shpatit I cili kishte 13 plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Me përfundimin e kësaj ofanzive u duk sikur nënzona e Nerodimes u zhbë por ishte e kundërta. Ajo fillon të organizohet tani në ZONË-Zona operative e Nerodimes e cila shtrihej nga gryka e Caralevës deri te Hani I Elezit.Në kuadër të saj operonin tre brigada : Brigada 161 që më vonë do të emërohet brigada Ahmet Kaqiku ,e cila mbulonte komunën e Ferizajit dhe Shtimes përmes batalionit të parë dhe të dytë të saj. Brigada 162- Agim Bajrami e cila mbulonte teritorin e komunës së Kaqanikut dhe së fundi brigaae 164 – Gafurr Loku e cila mbulonte teritorin e Hanit të Elezit.
Në përputhje me këtë organizim ishte bërë edhe shperndarja e personelit mjekësor dhe atij infermierik, kështu në nivel të zonës ishte ngrit spitali ushtarak me seli në fshatin Molopolc në te cilit vepronin: -Dr.Besim Hoxha-kirurg pergjegjës I spitalit
– Dr.Nehat Baftiu-anesteziolog
– Dr.Isa Haxhiu-urolog 
-Dr.Xheladin Reqica-kirurg torakal
Dhe personeli I mesëm: Ali Shaqiri, Valbona Dërguti, Hazire Kashtanjeva, Besa Hoxha, Lindita Fetahu, Hasime Ademaj, Bashkim Hyseni, Osman Ismajli, Driton Ismajli, Nysret Bekteshi, Xhylferije Vranovci, Synavere Shabani, Fahri Beqa. 
Spitali kishte aktivitet të ngjeshur si: vizita specialistike, trajtime kirurgjike, lindje. Ishte mirë I pajisur me sallë operative, barna dhe materiale sanitare .Vlen të theksohet pranimi I përnjëhershëm I mbi 100 ushtarve te plagosur, nga zonat tjera si ajo e Drenices dhe Pashtrikut, për të cilët u përkujdesën deri në shërim. 
Pran brigades 161 Ahmet Kaqiku vepronin: Në batalionin e parë, I shtrir ne fshatin Jezersc-Molopolc.
-Dr.Hazir Sadiku
-Dr.Sylejman Metushi 
Dhe personeli mesëm:Menderes Hyseni(student I fakultetit te mjekësis),Driton Ferizi(student I fakultetit te mjekësis),Skender Biba(student I fakultetit te mjekësis),Ragip Krasniqi,Rifat Sejdiu,Njazi Nuha,Dashurije Uksmajli.
Pranë batalionit të dytë të brigadës 161 Ahmet Kaqiku e shtrirë në fshatin Petro-Ranc vepronin:
Dr.Vezir Bajrami (Petrov),I cili bashkë me personelin e mesëm:Mevlide Zymeri,Vlora Asllani dhe Nerxhivane Azizi u perballën me masakrën e Reqakut
Dr.Milaim Avdiu (vepronte ne fshatin Ranc)
Gjithashtu në fshatin Pleshin ishin caktuar Dr.Mehmet Tahiri ,Enver ismajli (absolvent i fakultetit të mjekësisë dhe Dr.Esat Shatrolli, të cilët kujdeseshin për popullatën civile.
Nga personeli shëndetësor kishte edhe të tillë të cilët nuk vepronin si profesionist shëndetësor por si ushtarë të armatosur siq ishte rasti me Infermieret:Haxhere Vranovci, Xhylferije Vranovci, Zeta Zejnullahu, Besim Neziri, Imri Halili (dëshmor),etj. 
I njejti organizim I aktiviteteve shëndetësore është zhvilluar edhe në komunën e Kaqanikut I cili aktivitet drejtohej nga Dr.Bejtush Jaha kurse në komunën e Hanit të Elezit nga Dr.Menduh Kaloshi (tani I ndjerë). 
Më 15.06.1999 lufta ne regjionin e Ferizajit merr fund.Kjo ditë shënohet: si dita kur personeli shendetësorë nga zona e luftës bashkë me 65 të plagosur vendoset në institucionin shëndetësor të Ferizajit (ish shtëpia e shëndetit) ,dita kur ftohen të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët dhunshëm ishin larguar nga puna të kthehehen ne vendet e tyre të punës dhe dita kur vendoset që nga kjo datë të zë fill spitali I qytetit te Ferizajit I cili do të ofroj sherbime shëndetësore sekondare për qytetarët e regjionit të Ferizajit.Për këtë arsye kjo ditë shënohet si dita e shëndetësisë në Ferizaj. 
Vërejtje: është kjo një përmbledhje e shkurtër në lidhje me aktivitetet shëndetësore në periudhën 1990-1999 në regjonin e Ferizajit (sigurisht se ka mangësi të cilat mund të plotësohen)

Autor: dr. Sylejman Metushi- kirurg në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img