18,11,2024

Malisheva vendos kabina të pritjes nëpër stacione të autobusëve

Must Read

Në Komunën e Malishevës, ka filluar implementimi i projektit për vendosjen e kabinave të pritjes, nëpër stacione të autobusëve, në të gjitha rrugët kryesore. Qëllimi i këtij projekti, është vendosja e këtyre kabinave, ku qytetarët që presin, të jenë të mbrojtur nga reshjet atmosferike dhe të mos presin në këmbë, por të ulur.

“Realizimi i projektit ka filluar dhe brenda një jave, presim që ky projekt të realizohet në tërësi, ku këto busshalltera, apo kabina të pritjes, do të vendosen në të gjitha rrugët kryesore, ose më saktë në vend stacionet, ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve, të cilët janë të detyruar të presin autobusin”, tha Ahmet Morina, drejtor i urbanizimit, drejtori e cila e realizon këtë projekt shumë domethënës.

Vendosja e busshallterëve, apo kabinave të pritjes nëpër stacione të autobusëve, është projekt që realizohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe shuma e projektit është 29 mijë euro.

Kabinat, do të vendosen në të gjitha stacionet e autobusëve, ku ka numër më të madh të atyre që presin, si në rrugët magjistrale, ashtu edhe në rrugët brenda vendbanimeve, e në veçanti vendbanimeve të mëdha, ku numri i nxënësve dhe studentëve, që udhëtojnë me autobus, është shumë i madh. /Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img