Serbia i ka ofruar ndihmë Malit të Zi, duke qenë të gatshëm të i dhurojnë pesë respiratorët tha dje presidenti serb Aleksandar Vucic, përcjell Periskopi
Ai theksoi se Serbia dëshiron të ketë marrëdhëniet më të mira me njerëzit vëllazëror në Mal të Zi.
Ndërkaq një ndihmë të tilllë ka refuzuar zëvendëskryeministri malazez Milutin Simovic, i cili tha se nuk se “ne do të jemi në gjendje ta menaxhojmë veten”.
“Ne i jemi mirënjohës Presidentit të Serbisë që kujdeset për Malin e Zi. Sidoqoftë, ne mendojmë se është mirë që ai e përqendron gjithë vëmendjen e tij në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve serbë. Ne do të menaxhojmë. Për fat të mirë, ka akoma vende dhe tregje ku është e mundur të blini produkte që mungojnë për paratë tuaja, siç është në Serbi kemi blerë edhe ushqim për të cilin po flet Presidenti i Serbisë. Ka edhe vende të tjera ku është e mundur të organizoni me shtëpitë e tyre tregtare për të blerë mallra të prodhuara në vendet e treta pa u privuar nga ju, siç ndodhi me ne me respiratorë në tregun serb “ u përgjigj Simoviç./Periskopi