02,05,2024

“Luboteni” Kampion i Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës

Must Read

Në ndeshjen finale për Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës volejbollistët e KV “Luboteni” nga Ferizaj kanë mundur ekipin prishtinas KV Prishtina Volley me rezultat 3;1 në seta.
Loja e sotme ishte një tregues për Lubotenin se është i gatshëm të përfaqësoj Kosovën, gjë që dëshmohet nga rezultati i qartë 3 me 1 në sete, po ashtu edhe me diferencën e poenëve gjatë seteve.
Skuadra ferizajase pati një paraqitje të dinjitetshme, andaj kjo lojë kundër Prishtina Volley ishte thjeshtë një “përshesh” për Lubotenin .
Vlen të ceket se Luboteni është kampion në fuqi nga sezoni e kaluar i Kupës së Kosovës dhe i njëjti ka përfaqësuar volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare në kuadër të Kupën së Sfiduesve (Volleyball Challenge Cup).
Kjo është herat e tretë që KV “Luboteni” merr Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
KV Luboteni

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img