03,02,2026

Habil Ajeti, lojtari i KV “Luboteni” merr shtetësinë kosovare

Must Read

Ferizaj.29.01.2018. Habil Ajeti nga sot në klubin KV “Luboteni” do të luaj si lojtar vendor.
Me dekret të Presidentit Hashim Thaçi, lojtari Habil Ajeti nga Tetova ka marrë shtetësinë e Kosovës.
Ajeti për katër vite sa luan në ekipin ferizajas kishte shtetësi maqedonase.
Këtë lajm për lojtarin Ajeti e ka konfirmuar deputeti Elmi Reçica i cili sot edhe i dorëzoi dekretin e shtetësisë kosovarë Habil Ajetit.

Habil Ajeti karrieren ka filluar në klubin e volejbollit Shkëndia nga Tetova, mirëpo ai ka luajtur në shumë ekipe kosovare si: KEKu, Mabetex, Drenica dhe momentalisht është duke mbrojtue ngjyrat e KV Luboteni nga Ferizaj. 
Në vitin 2011 ishte pjesë e ekipit Lugano nga Zvicra.

Ajeti deri me tani ka patur një karrierë mjaft të suksesshme duke arritur të shpallet shumë herë kampion i Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendit që kalojnë në Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img