Lista ‘Guxo’ në Ferizaj do të kandidojë e vetme në zgjedhjet për Asmablenë Komunale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Balton Dërguti nga kjo listë, i ka thënë Periskopit se dega e listës ‘Guxo’ në Ferizaj ka marrë një iniciativë për formimin e listës ‘Guxo’ me të njëjtin emër si e vetme dhe të mos jenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për zgjedhjet komunale.
Dërguti ka thënë se një iniciativë e tillë brenda kësaj liste u është premtuar qe pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, por se kjo ende nuk është jetësuar, derisa thotë se nuk e di arsyen.
“Kemi marë vendim që të fillojmë iniciativën për listën ‘Guxo’ me të njejtin emër dhe të garojmë të vetëm për Zgjedhjet e Asamblesë Komunale”, tha Dërguti.
Ai sqaroi se ende nuk kanë vendosur se cilin kandidat do ta mbeshtesin për kryetar të Komunës së Ferizajt, duke mos e përjashtuar as atë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ende nuk kemi vendosur nëse do të shkojmë me kanidat nga lista jonë, apo do ta mbeshtesim ndonjë kandidat të ndonjë partie tjetër. Mund ta mbështesim edhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.
Ai ka sqaruar se nuk po shkëputën nga lista ‘Guxo’ dhe se nuk po ndërpresin bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Më herët, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që është edhe prijëse e kësaj liste, ka deklaruar se Lista ‘Guxo’ e Vjosa Osmanit do të regjistrohet si parti në vete dhe nuk do të shkrihet në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.
Must Read