Gjithashtu, nga tetë kandidatët për deputetë të kësaj partie janë nga komuna e Deçanit.
Siç ka mësuar Gazeta Metro, lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe i dominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, ka arritur të marrë 97 mijë e 684.
I dyti si më i votuar nga AAK, është Daut Haradinaj, me 28 mijë e 122.
Pas vëllezërve Haradinaj, edhe kandidati i tretë më i votuar në AAK vjen nga Deçani. Shkumbin Demaliaj, ka arritur të marrë 10 mijë e 601 vota.
Pas tij, vijnë Pal Lekaj me 10 mijë e 234 vota, Rrustem Berisha 10 mijë e 218 vota, Ahmet Isufi 10 mijë e 23, Rasim Selmanaj 9 mijë e 569, dhe Blerim Kuqi, ish kryetar i Suharekës, me 9 mijë e 499.
AAK pretendon se ka fituar mbi dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, dhe të lartpërmendurit, bashkë me dy ose tri kandidate gra, do të jenë deputetët e legjislaturës së ardhshme të vendit.