30,10,2024

Lirohet pas 33 viteve burgim për krimin që s’e ka bërë (FOTO)

Must Read

prisoner-690x380

Një ish-marinar nga SHBA ka kaluar 33 vjet në burg me akuzat për vrasje të një burri dhe dhunimin e gruas së atij.

Por që një analizë e ADN-së ka dëshmuar të kundërtën, duke dokumentuar se  ai nuk është përgjegjës për kryerjen e këtij krimi.

Kështu Keith Allen Harward që tani është 60 vjeçar u shpall fajtor në vitin 1982 në bazë të dëshmive të dy dëshmitarëve ku ata kishin thënë se ky iu përngjan në njeriun që kishte kryer veprën.

Çelësi i dënimit nga dy ekspert ndaj  Hardward ishte ngjashmëria e kafshimit që i ishte bërë viktimës grua gjatë dhunimit.

Por provat e thanë të kundërtën pas më shumë se tre dekadave.

Tash Harward ka thënë se ka filluar jetën e re, por që i vjen keq që nuk i ka tashmë gjallë prindërit për ta parë se ai është i lirë dhe është shpallur i pafajshëm.

“Unë nuk jam kriminel, nuk ka bërë asgjë”, ishin fjalët e para të tij në liri pas 33 viteve. Ai ka falënderuar avokatët e tij për punën që kanë bërë dhe i ka titulluar si heronj.

Prej atëherë ai ka thënë se bota ka ndryshuar shumë, kompjuter, telefona celular internet e shumë çka tjetër.

Ai ka treguar se prej burgosjes e mban një videokasetë që në ditët e sotme nuk hyn më në përdorim, transmeton Klan Kosova.
pri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img