25,12,2024

Lirohet nga akuza Faik Grainca i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Must Read


Ferizaj, 5 Nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, shpalli aktgjykim lirues ndaj të pandehurit F.G shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa ndaj të pandehurit A.K,shtetas i Republikës së Kosovës i cili sipas aktakuzës ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 1 te KPRK-së është refuzuar akuza, pasi prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor, në fjalën përfundimtare ka heq dorë nga  aktakuza.

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, nuk ka gjetur se në veprimet e te pandehurit manifestohen elementet e veprës penale për te cilën akuzohet, andaj të njëjtin e ka liruar nga akuza për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-sëndërsa për të pandehurin A.K, i cili sipas aktakuzës ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 1 te KPRK-së është refuzuar akuza..

I pandehuri F.G. akuzohet se në gusht të vitit 2017, në cilësinë e personit zyrtar Drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit të Komunës Ferizaj, dhe si person përgjegjës i komisionit për shqyrtimin e planit zhvillimor komunal për rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke shkelur seriozisht të drejtat e personave tjerë të dëmtuarve I.H. B.H. dhe O.B., në atë mënyrë që nuk i kanë verifikuar nënshkrimet në peticionin e qytetarëve të cilat kanë rezultuar të jenë të falsifikuar edhe pse i pandehuri më parë ka qenë në dijeni se nënshkrimet në peticione janë të falsifikuara dhe si pasoj është lejuar që rruga Astrit Bytyqi të mbetet banim kolektiv, edhe pse qytetarët e kësaj rruge kanë qenë për banim individual, ndërsa si rezultat i peticionit të falsifikuar Kuvendi Komunal ka aprovuar planin urbanistik.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img