04,05,2024

Lirohen nga karantina dy banorë të Sojevës

Must Read

Shkumbin Asllani nga fshati Sojevë i Ferizajt bashkë me babain e tij pasi ishin kthyer nga Mali i Zi ku edhe po punonin, u izoluan në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Megjithëse dje mbushën ditën e 14 dhe rezultuan negativ me Covid-19, ata nuk po lejohen të dalin nga aty për shkak se një kat më lart në konviktin ku ata po qëndrojnë janë infektuar me koronavirus dy persona, gjë që ka bërë që këtyre dy sojevasve t’u vazhdohet qëndrimi aty edhe për 14 ditë të tjera.

Familjarët kërkojnë që anëtarët e familjes së tyre të kthehen në shtëpi meqë nuk janë të infektuar

“I zuri sherri, erdhën mirë prej Malit të Zi i banën 14 ditë edhe hala nuk i liruan, duhet me i liru, tash sa herë që të preket dikush aty atyre me ua vazhdu ka 14 ditë ?! Kanë mbetë nana me dy çika këtu vet në shpi, ata nuk janë të infektuar”, thanë familjarët, transmeton Televizioni Tema.

Ndërsa, kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se nuk është në dijeni për këtë situatë.

“Ju e dini se duhet të bëhen testet e sërishme në mënyrë që ato të dalin negative dhe t’i kthehen normalitetit jashtë karantinës. Unë nuk e di këtë rast konkret, por duhet t’i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të tregojnë hollësi pse dikush nuk është lëshuar në kohën e caktuar”, tha Kurti.

E pasi u ngrit ky problem paraditën e sotme nga Tv Tema, disa orë më vonë ministria e Shëndetësisë njoftoi se personat të cilët kanë rezultuar negativ nga COVID-19 të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë, do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetkarantinë për dy javë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img