26,04,2024

“Liria e shprehjes ka kufizimet e saj si me akte kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare”

Must Read


Autor: Liridon Jetishi

Reth deklarimit dhe opinionit të Shkëlzen Gashit, i cili duhet minimalisht të kërkojë falje publike dhe gjithashtu i njëjti ose duhet të jap dorëheqje nga posti i tij ose Kryeministri aktual duhet ta shkarkojë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejtë dhe vetmja formë për largimin e okupatorit shekullor-Serbisë.”

Duhet cekur se secili njëri ka lirinë e shprehjes por ajo liri ka edhe kufizime.

Liria e shprehjes përbën një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike, është një nga kushtet bazë për përparimin e saj dhe për vetëpërmbushjen e çdo individi.

Demokracia nënkupton qeverisjen e popullit dhe për ta konsideruar një vend demokratik duhet shikuar shumë elemente brenda vendit si zgjedhje të lira dhe demokratike, sundim të ligjit, ekonomi të lire të tregut dhe respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Liria e shprehjes garantohet me Kushtetutën e Kosovës dhe me akte dhe konventa ndërkombëtare.

Matja reale e zbatimit të demokracisë ekziston vetëm në ato raste kur ne e shohim praktikisht sa respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut në praktikë.

Shumica e autorëve edhe sot nuk pajtohen rreth përkufizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe nuk ka një definicionin unik se çka kuptojmë me liri dhe të drejta të njeriut.

DEFINICIONI MË I PËRAFËRT ËSHTË SE: “ Liria dhe e Drejta ekzistojnë vetëm deri në atë masë sa nuk prekin dhe cenojnë liritë dhe të drejtat e tjetrit.”

Autori Marek Pichowiak thekson se të drejtat e njeriut mirren si të drejta të cilat i takojnë çdo individi si pasojë e të qenit njeri, pavarësisht nga aktet ligjore. Duke e pohuar ekzistencën e të drejtave të njeriut, ne themi se çdo qenije njerëzore, me vetë faktin se ai ose ajo është e tillë, i takon diçka.

Dallimi mes Lirive dhe të Drejtave

Dallimet lidhur me liritë dhe të drejtat bëhen nga autor të ndryshëm dhe qëllimi i tyre është për të sqaruar se disa të drejta janë natyrore dhe janë të patjetërsueshme dhe ato s’mund të kufizohen në asnjë rast.

Termi liri do të thotë, në kuptimin e gjerë të fjalës, aftësia për të menduar apo për të vepruar siç don njeriu.

Të drejtat dhe liritë e njeriut dhe mbrojtja e tyre ka ardhur në shprehje qysh prej Kartës së Madhe të Lirive të vitit 1215 në Britani të Madhe.

Koncepti i të drejtave të njeriut dhe përcaktimi i tyre si të drejta natyrore vjen në shprehje në sistemin feudal dhe theksohej se të drejtat e njeriut janë natyrore, sepse njeriu lind i lire, me të drejta të caktuara natyrore. Përkrahës të kësaj ideje janë Grociusi, Ruso, Lloku etj.

Rreth rëndësisë dhe përcaktimit se pse disa të drejta janë të patjetërsueshme dhe ato s’mund të kufizohen më së miri këtë e përcakton Kushtetuta e Kosovës, në nenet 55 dhe 56  të saj ku theksohet se të drejtat janë të garantuara me kushtetutë dhe se ato mund të kufizohen vetëm nëse ligji e lejon një gjë të tillë.

            Në nenin 56 theksohet se mund të bëhet shmangie nga liritë dhe të drejtat e njeriut gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme si të drejtave të parapara në nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës së Kosovës dhe kufizimi i tyre nuk mund të ndodh në asnjë rrethanë.

Nga kjo shihet se të drejtat janë natyrore dhe se ato nuk mund të kufizohen në asnjë rast sepse mendohet se ato i ka dhuruar një fuqi më e madhe se individi dhe shteti si shembull ( e drejta për jetën).

Për të vlerësuar një vend nëse ai është demokratik ose jo-qenësore është respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Por aspekti normativë i të drejtave dhe lirive të njeriut nuk përcakton edhe respektimin e tyre praktik. Ka shumë raste dhe vende ku aspekti normative është i rregulluar shumë mire (edhe vendet komuniste të tilla si Rusia), por respektimi i tyre në praktikë lenë shumë për të dëshiruar.

Liria e shprehjes është ndër të drejtat themelore të njeriut. Kjo e drejtë themelore e njeriut u mundëson qytetarëve për të paraqitur pikëpamjet e tyre lidhur me diskursin politik në vend, për të protestuar kundër padrejtësive dhe për të kritikuar vendimet qeveritare në vend.

Liria e të menduarit dhe të shprehurit janë themelore për plotësimin dhe gëzimin e një game të gjerë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë lirinë e shoqërimit dhe tubimit, lirinë e të menduarit, fesë ose besimit, të drejtën e arsimit, të drejtën për të marrë pjesë në jetë kulturore, e drejta e votimit dhe të gjitha të drejtat tjera politike që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në çështjet publike etj.

Liria e të shprehurit i takon korpusit të të drejtave civile dhe politike dhe i ka rrënjët në luftën për liritë individuale të shek. 18 dhe 19.

Xhon Stjuart Mill në veprën “Mbi Lirinë” konstatoi se liria e shtypit është “njëra ndër siguritë kundër qeverisë tiranike dhe të korruptuar”.

Volteri duke trajtuar lirinë e shprehjes ka thënë: “Zotëri, unë nuk i ndaj mendimet me ju, por unë do ta rrezikoj jetën time për të drejtën tënde që t’i shprehësh ato”.

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat e Civile dhe Politike gjithashtu i kushton rëndësi lirisë së shprehjes dhe në nenin 19 e përcakton se“Gjithkush ka të drejtë të ketë opinion të vetin pa ndërhyrje nga të tjerët.”Gjithashtu edhe paragrafi pasues thekson se çdo njeri ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të kërkuar, marrë dhe përhapur informata dhe ide të çdo lloji, pa marrë parasysh kufijtë, qoftë me gojë, me shkrim, në formë të shtypur apo artistike, apo përmes mjeteve të komunikimit të zgjedhura prej tij. Gjithashtu përcaktohet se ushtrimi të drejtës së lirisë së shprehjes mbartë me vete detyra dhe përgjegjësi të veçanta. Ai mund t’i nënshtrohet kufizimeve të caktuara, por ato duhet të jenë të parashikuara me ligj dhe të domosdoshme:

a) Me qëllim të respektimit të të drejtave apo reputacionit të të tjerëve;

b) Me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare apo të rendit publik, të shëndetit dhe moralit publik.

Liria e shprehjes ka edhe kufizimet dhe limitet ligjore dhe pa dyshim se ato duhet kufizuar me dispozita ligjore. Me nenin 20 janë përcaktuar edhe limitet ligjore si çdo propagandë që nxit luftë ndalohet me ligj. Çdo thirrje për urrejtje kombëtare, racore apo fetare që nxit diskriminimin, armiqësi apo dhunë ndalohet me ligj.

Liria e shprehjes kufizohet edhe me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut e vitit 1950. Neni 10 i saj flet për lirinë e shprehjes dhe citoj çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e opinionit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione ose mendime pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon shtetet që të vendosin një regjim autorizimesh për institucionet e radiodifuzionit, të kinemasë, ose të televizionit. Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve dhe sanksioneve të parashikuara me ligj që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masat e nevojshme për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurimin publik, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

Liridon Jetishi-Magjistër i shkencave penale juridike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img