26,11,2025

Limaj vazhdon t’i injorojë deklaratat e Vuçiqit, kalon pasditen e së dielës me simpatizantë të Nismës, dega e Ferizajt

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj po vazhdon t’i injorojë deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili ditë më parë tha se nuk e don Limajn për kryenegociator të Kosovës.

Limaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka njoftuar se pasditen e së dielës e ka kaluar me strukturën drejtuese të degës së Nismës në Ferizaj në malet e Berishës. Ai iu ka uruar mirëseardhje anëtareve të rinj të cilët i janë bashkuar degës së Nismës në Ferizaj dhe Shtërpcë. “E përgëzoj kryetarin e kësaj degë, Besnik Berisha për këtë iniciativë dhe punën e madhe që po bën në terën.

Dega e jonë në Ferizaj po vazhdon të konsolidohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Ai thotë se askush dhe asgjë nuk mund të ndalë fuqizimin e Nismës.

Postimi i plotë i Limajt:

Në malet e bukura të Berishës, sot bashkë me strukturën drejtuese të degës së Nismës në Ferizaj kaluam një pasdite të këndshme. Me këtë rast mirëseardhje u urova edhe anëtarëve tanë të rinj të cilët iu bashkuan degës sonë në Ferizaj dhe Shtërpcë. E përgëzoj kryetarin e kësaj dege, Besnik Berisha, për këtë iniciativë dhe punën e madhe që po bën në terren. Dega e jonë në Ferizaj po vazhdon të konsolidohet çdo ditë e më shumë. Askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë rritjen e Nismës Socialdemokrate! FL

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img