07,05,2024

A do të jet 15 Shtatori fillim i vetëdijesimit të qytetarëve për një ambient më të pastër?

Must Read

Mbeturinat e hedhura vend e pavend , deponitë e egra të mbeturinave gjithandej janë preokupim i institucioneve po edhe i shumë qytetarëve që duan të jetojnë në një ambient të pastër. Shumë here u morën aksione për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e mjedisit por si me magji për pak kohë gjendja kthehet si të mos ishte bërë asgjë.
Ditë më parë nga kompania “pastërtia” u larguan rreth 160 ton mbeturina nga deponitë e egra por kjo si duket prapë nuk po mjafton.
Një aksion të tillë kanë marrë edhe banorët e rrugës “Remzi Hoxha” afër ambullantës në rrugën e Gjilanit.
Në këtë pjesë pati aksione edhe herave të tjera por si duket dikush as qe qan kokën se ku i hedh mbeturinat.
Një aksion gjithpërfshirës është organizuar edhe më 15 Shtator në të gjithë Kosovën nga Qeveria e Kosovës.
Po a do të jetë kjo zgjidhja përfundimtare që më në fund të kemi një ambient të pastër?
Inspektorët e ambientiet në Ferizaj ditë më parë përmes mediave kanë bërë të ditur se po përcjellin gjendjen në qytetet dhe fshatra e që për këtë edhe kanë lëshuar disa dënime mandatore.
Po si duket këto dënime mandatore për dikend nuk po qojnë peshë pasi ato janë nga 5 deri në 100 euro.
Disa banorë të rrugës “Remzi Hoxha” në Ferizaj kërkojnë që inspektorët të jena më rigoroz dhe të mos bëjnë apele po të zbatojnë ligjet në fuqi dhe “të mos shpërndajnë dënime nga 5 euro”,siç thonë ata , por të marrin masa që personat e papërgjegjshëm të paguajn për ndotjen e ambientit dhe rrezikimin e shëndetit të qytetarëve.
Ndoshta pas aksionit të 15 Shtatorit do të ketë një vetëdijesim më të madh në majtjen pastër të ambientit po edhe një seriozitet të atyre që shteti i paguan për mbrojtjen e ambientit.
Kështu duket shwshi në rrugën “Remzi Hoxha” para dhe pas pastrimit.

.

.

.

.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img