Limaj, ka thënë kështu duke iu referuar takimit të nesërm që do të zhvillohet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.
Këto komente ai, i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovë.
“Këta njerëz kanë humbur rrugën për drejtimin e vendit, në vend që këta njerëz ta shohin gabimin që kanë bërë dhe të pranojnë gabimet e bëra në dialogun me Serbinë dhe të ndryshojnë qasjen e tyre e të jenë transparent dhe të kërkojnë falje për gabimet që kanë bërë, e që kanë sjellë edhe një situatë të tensionuar, këta sot kanë udhëtuar në drejtim të Brukselit për tu takuar me dy njerëz që janë projektues të gjenocidit në Kosovë”.
“Ne nuk jemi duke thënë që nuk duhet të dialogojmë, ne kemi nevojë për dialog, por problemi është te kualiteti dhe rezultati i këtij dialogu. Kushdo që del dhe flet për dialogun, e cilësojnë si anti-evropian dhe anti-amerikan”.
“Si munden njerëzit me bisedu dhe ne nuk dimë asgjë? Vuçiqi ka thënë se ka edhe marrëveshje gojore, për të cilat ne nuk e dimë”.
“Ne nuk jemi kundër dialogut, por problemi është te qasja e këtij dialogu. Jemi shkuar në dialog në 2011 me duar në xhepa, kemi një provokim edhe në 2011 me hyrjen e trupave speciale në veri, dhe kemi tash edhe trenin”.
Limaj madje ka thënë se shkaku i këtyre politikave edhe Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po mbahet në Francë.
“Këta dy njerëz, shkaku i politikave të tyre, vazhdon edhe Haradinaj të mbahet në Francë, dhe pala kosovare pa asnjë pikë ndërgjegje shtetërore, e lërë më individuale shkojnë dhe takohen me këtë njerëz në Bruksel”.