07,05,2024

Likaj: Po përgatitemi për fillimin e mësimit, vendimi varet nga situata epidemiologjike

Must Read

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj gjatë takimit me drejtorë komunalë të Arsimit, tha se janë duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton Ekonomia Online.

Likaj ka thënë se gjatë kësaj jave ka vizituar disa shkolla , për të parë nga afër përgatitjet.

Me këtë rast u bë e ditur se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa Ministria e Arsimit ka ndarë buxhet shtesë për fillimin e mësimit prej 12.4 milionë euro.

Likaj tha se kanë shpërndarë materiale mbrojtëse në disa shkolla.

“Vendimet tona janë të varura prej situatës epidemiologjike dhe prej rekomandimeve të Bordit Këshillues për COVID-19″.

“Kam vizituar rreth 30 komuna, dhe se bashku me SBASHK-un, dje kemi vizituar edhe dy shkolla në Prishtinë, gjatë javës së ardhshme do të vazhdojmë me vizita”.

“Vizitat kanë qenë pa paralajmërim, megjithatë ne e kemi gjetur një përkushtim të madh dhe një organizim dhe përgatitje shumë të mirë”.

“Kemi shpërndarë materiale mbrojtëse për rreth 66 shkolla, për mbi 2 mijë arsimtarë dhe për mbi 7 mijë nxënës të klasës së parë, këto janë paketa për mësimdhënës dhe nxënës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img