11,09,2025

LDK-ja do të jetë unike në votimin për demarkacionin

Must Read

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në seancën e 1 shtatorit, LDK-ja do të jetë unike në votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

A ka thënë se shtyrja e seancës për demarkacionin nuk ka të bëjë me çështjen e numrave, por ka qenë planifikim i Kryesisë së Kuvendit.

Haziri në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se çështjet që kanë të bëjnë me demarkacionin me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe me Serbinë, janë tema që duhen zgjidhur së bashku me partitë opozitare.

Ai ka thënë se politikanët duhet të jenë shembull i sjelljes racionale dhe të arsyeshme karshi proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Spektri politik e ka për detyrë t’i kryejë punët e veta dhe të mos ndërtojë kauza të rrejshme që manipulojnë me ndjenjat e qytetarëve. Territoret janë të përcaktuara me Kushtetutën e vitit 1974”, ka thënë Haziri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img