17,05,2024

LDK e Ferizajt nis përgatitjet për procesin zgjedhor

Must Read

Veç kryetarit të degës ende nuk dihen emrat e listës zgjedhore, ndërsa po parapëlqehet një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje

Dega e Lidhjes Demokratiken në Ferizajt ka disa ditë që ka nisur përgatitjet me formimin e pikave dhe shtabeve zgjedhore të cilat do ta kenë si detyre rritjen e votave për këtë subjekt politik.
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa tregon se veç angazhimeve në kuadër të subjektit po parapëlqehet edhe një koalicion i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje si dëshirë edhe e vet elektoratit. 
Ndërkaq edhe sa i përket potencialit të degës së LDK-së në listën zgjedhore të këtij subjekti thuhet se do të jenë kuadro të dëshmuara.

Veç emrit të kryetarit të degës, emrat e tjerë nuk u bënë të ditur gjatë ditës së sotme.
Në degën e LDK-së në Ferizajt thanë se pavarësisht zërave se ka pasur ndasi e pakënaqësi në kuadër të saj , në këto zgjedhje të jashtëzakonshme do të punohet shumë për unifikim të elektoratit dhe të interesave të përbashkëta të të gjithë anëtarësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img