20,04,2024

LDK: Dje u kërcënua KQZ, e u shkel Kushtetuta dy herë për tu favorizuar Vetëvendosja

Must Read

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se KQZ u kërcënua gjatë ditës së djeshme nga deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e listës zgjedhje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyrtarja e kësaj partie, Ardita Dushi, thotë se me kërcënimin që iu bë KQZ-së u shkel Kushtetuta dy herë.

E kjo sipas saj sepse pati ndërhyrje në punën e KQZ dhe se u tentua të ketë anim nga një grup.

“Dje u kërcënua KQZ. Një institucion që u kërcënua nga ata që duhet të garantojnë funksionin e saj. U shkel kushtetuta dy herë sepse pati ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe u tentua të anohet nga një grup. LDK kërkon nga të gjitha institucionet që të mos ndikohen nga kërcë nimet.

Më 14 shkurt do merret vesh që LDK është ajo që duhet të qeverisë”, deklaroi ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img