27,01,2025

Largohen dhjetëra deponi ilegale të mbeturinave

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me punonjësit e palodhur të KRM “Pastërtia”, ka javë që ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në qytet dhe fshatra, aksion ky që deri më tani ka pastruar tonelata të shumta mbeturinash në qytet dhe fshatrat si Komogllavë, Gurëz, Greme, Gaçkë, Mirosalë, Varosh, Burrnik, Sojevë etj.

Zyrtarët e DSHPE-së në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal janë në mbikqyrje të situatës, duke u angazhuar për identifikimin e ndotësve, gjersa të njejtën do të procedohen me gjobë për ndotjen e mjedisit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me KRM “Pastërtia” ripërsërisin apelin që mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave, gjersa rikujtojnë se për mbeturinat e ngurta, është e përcaktuar zona përkatëse në fshatin Dremjak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img