15,05,2024

Labinot Tahiri nderohet me “Mirënjohje” nga Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma

Must Read

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti sot në takim rasti z.Labinot Tahirin njëherit Udhëheqës i “Fondacionit Labinot Tahiri”

Gjendja me situatën e Pandemisë së Koronavirusit në fillimin e sajë gjeti shumë familje të papërgatitura për më shumë të një kategorie me gjendje më të rënduar sociale.

Dhe atëherë kur  ishte nevoja më e madhe që kjo kategori e familjeve të ndihmohej ishin shoqatat humanitare, kompanitë dhe individët e vullnetit të mirë që u bënë krah te komunës së Hanit të Elezit dhe shumë nga ata familje përfituan ndihmë emergjente në mënyrë që atë situate ta përballojnë sa më lehtë.

Labinot Tahiri me fodacionin e tij ishin ndër të parët që kontribuan me pako ushqimore për shumë familje të Komunës së Hanit të Elezit.

Kjo ishte edhe arsyeja që kryetari i Komunës Rufki Suma të ftoj z.Tahirin për të vizituar komunën e Hanit të Elezit dhe në emër të të gjithë atyre familjeve përfituese, ti ndaj “Mirënjohje” z.Labinot Tahirit si shenjë e respektit dhe falënderimi për kujdesin e tij për komunitetin e Hanit të Elezit.

Gjatë vizitës në komunën e Hanit të Elezit z.Labinot Tahiri vizitoi edhe Kompleksin e Dëshmorëve në Puset e Nikës për të nderuar  veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve të trojeve tona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img