18,05,2024

Labi për qytetin e Ferizajt ndau 17 mijë euro vlerë; pako ushqimore e veshmbathje

Must Read

Labi e përfundon aksionin në Ferizaj, mbi 100 mijë euro i ndau gjithandej

Ai ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili çmoi lartë kontributin e Tahirit.

Vlen të theksohet se mbi 100 mijë euro (para të donatorëve) janë shpërndarë gjithandej nëpër Kosovë, Preshevë, Mal të Zi, nga Labinot Tahiri

Tahiri tha se që nga përhapja e koronavirusit, fondacioni i tij ka ndihmuar familje brenda dhe jashtë Kosovës.


“Ferizaj njihet si vend human. Nuk jam i vetmi dhe në çfarëdo rrethane mos të zbehet humanizmi, pasi ra pandemia dhe u pa se sa ka nevojë populli ynë për ndihma. Unë nuk jam ndalë jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve. Unë jam shumë i kënaqur për punën që është bërë, deri tash i kemi përfshirë 30 komuna, ndërsa në Ferizaj shuma është 17 mijë e 600 euro që janë sjellur nga donatorë të ndryshëm”, tha Tahiri.

Këtë e  ka vlerësuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i cili tha se Labi është njëri nga ne, me shpirtin e madh që bën diferencën edhe jashtë kufinjve shtetëror

“Ferizajasit kanë vlerë dalluese humanizmin e solidaritetin. E për cilin emër e personalitet publik, më kuptimplotë flet kjo vlerë, sesa Labinot Tahirin, i cili sot dhuroi 200 pako ushqimore, higjienike e veshmbathje për familjet ferizajase në nevojë.

Ai është njëri nga ne, me shpirtin e madh që bën diferencën edhe jashtë kufinjve shtetëror. Radhës së gjatë të mbi 4000 familjeve që Komuna e Ferizajt, iu gjend pranë gjatë kësaj pandemie, i shtojmë edhe buzëqeshjen e 200 familjeve që do të ndihmohen nga pakot që dhuroi fondacioni i këngëtarit e humanistit, Labinot Tahiri ka thënë Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img