14,09,2025

Labi: Mos u gëzoni, Gjykata Speciale s’po i fton komandantët për korrupsion

Must Read

Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri-Labi i cili ishte deputet në legjislaturën e fundit ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale i ka bërë Kadri Veselit.

Tahiri përmes një statusi në Facebook ka shkruar se nuk duhet të gëzohet askush për ftesat nga Gjykata Speciale për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“Dikush i gëzohet ftesave por është gabim i madh. Gjykata Speciale, nuk i fton udhëheqësit e UÇK-së pêr qështje korrupsioni por thëret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së karshi Serbisë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shkruar se edhe në Kosovë do të ketë luftë pasi Serbia po armatoset çdo ditë,

“Luftëra, do të ketë gjithmonë e dim mirë sepse e shohim çdo ditë duke u armatosur Serbia!
Dhe kjo tregon se edhe në Kosovë do të ketë luftë, por sikurse Brezi i luftëtarëve të Adem Jasharit nuk do të ketë më”, ka shkruar Tahiri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj

Një person ka vdekur pasi i ka rënë lisi. Policia raporton se viktima ka qenë duke prerë drunj në afërsi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img