13,01,2025

Labi me kryeministrin Haradinaj bisedojnë për rrugën në fshatin Tërn të Ferizajt

Must Read
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin nga radhët e AKR’së, Labinot Tahirin, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe ngecjen e punimeve në një rrugë në Ferizaj.

Ngecja e punimeve në rrugën e fshatit Tërn të Ferizajt po del të ketë qenë arsyeja e vizitës së deputetit Labinot Tahiri në zyrën e Kryeministrit Haradinaj.

Ata janë takuar mëngjesin e sotëm, ku kanë diskutuar për ngecjet e punimeve në këtë rrugë dhe zhvillimet aktuale në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka bërë me dije se në këtë takim përveç Tahirit ka qenë edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshtatit Tërn në Ferizaj. Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img