11,09,2025

Labi kritikon KEDS-in: Jemi duke jetuar jetë si me qenë mysafir në tokën tonë

Must Read

Labinot Tahiri ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës është duke u ankuar për ndërprerje të rrymës në qytetin e tij. Ai akuzon KEDS-in pasi që sipas tij rryma është ndal pa paralajmërim.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se mënyra si është duke vepruar KEDS-i është turp i madh.

“Turp i madh me e ndal rrymen pa paralajmrim dhe pa dhënë as nje llogari!”, ka shkruar Tahiri.

Ndër tjera Tahiri ka shkruar se të gjithë duhet të ankohen dhe të protesojnë për administrimin e energjisë elektrike nga kompania turke.

“Mjerë familjet që nuk kanë! Turku, e ka nën administrim energjinë eektrike në vendin tonê, dhe askush nuk ngrihet në këmbë kur na e ndalin me pa të drejtë apo pa paraljamrim!Kur shpenzojmë karburant ose kur mbesim në terr askujt nuk i intereson!”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai ka shkruar se “Jeni dhe jemi duke e jetuar jetën gjithmonë si me qenë mysafir në tokën tonë, se askush nuk shqetësohet për jetën e vet. Unë e kam rrymën zero zero, por ata që nuk e kanë, dhe nuk kanë ku i marrin paratë a i kujton Turku, e dim që kurrë nuk iu intereson”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img