02,05,2024

Ky është Xhavit Zariqit, rrugëtim i vështirë, retrospektiv për perspektivë të ndritur!

Must Read

I rritur në një familje me traditë kombëtare dhe atdhetare, qysh i ri u angazhua në shërbim të çështjes kombëtare dhe në moshën 22 vjeçare u arrestua dhe u dënua me një vit e gjysmë burg.

Pas burgut vazhdon aktivitetin në interes të çështjes kombëtare. Ishte i angazhuar edhe në Këshillin e Financimit të komunës së Ferizajt. Ishte Anëtarë i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Ferizaj . Më 1998 përsëri arrestohet për shkak të angazhimit të tij në financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dënohet me tri vjet burg.

Është ekonomist i diplomuar, është një ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizajt, ka qenë nënkryetar dege, sekretar si dhe anëtarë i kryesisë që nga themelimi.

Anëtarë i Kuvendit të Komunës së Ferizajt nga viti 2000 deri 2013, Anëtarë i Komitetit për Politikë e Financa, shef i grupit parlamentar për disa vite rresht si opozitë. U zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës me dt. 23.07.2012, me vota unanime nga të gjitha partitë që kanë qenë pjesëmarrëse në mbledhje të Kuvendit të Komunës.

Që nga janari i vitit 2013 është nënkryetar i degës së AAK-së në Ferizaj, si dhe ishte Kandidat për Kryetar Komune të Ferizajt nga AAK-ja në zgjedhjet lokale 2013.
Në fillim të vitit 2014 zgjidhet Kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj, aktualisht është Nënkryetar i Komunës së Ferizajt.

Në zgjedhjet e 22 Tetorit 2017, ishte kandidat për Kryetar të Komunës së Ferizajt nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj, nënkryetar i Komunës së Ferizajt.

Aktualisht është zv. Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës dhe Asamblist në Kuvendin Komunal të Ferizaj.

#16XhavitZariqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img