09,11,2025

Ky është iPhone 8 (Foto)

Must Read

iPhone 8 i Apple, që gjithashtu mund të quhet ‘iPhone Edition’ dhe lansohet si model i tretë me iPhone 7S dhe 7S Plus, është shfaqur online.

Modeli i iPhone 8 është shfaqur online nga dizajneri Benjamin Geskin, i cili ka qenë një burim i sigurt i Apple në të kaluarën.

Ai thotë se ia ka dalë të dizajnojë celularin sipas detajeve të nxjerra nga burimet e tij në Apple, transmeton Gazeta Express.

Siç mund ta shihni në foto, celulari duket i njëjtë me iPhone 7 në formë dhe madhësi – por dallimet vërehen në pjesën përpara.

Celulari ka një ekran të plotë deri në skaje me një kornizë të hollë dhe një lexues të shenjave të gishtit të vendosur prapa qelqit.

Gjithashtu, ai konfirmoi se iPhone 8 do të ketë dy kamera prapa dhe dy përpara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img