25,12,2024

Kuvendi i Ferizajt, vendosi për ngritjen e çmimit për shërbimet e varrimit, por edhe vendosjen e gurit të varrit

Must Read

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ndërkaq kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive.

Pikë e cila që u zhvillua më së shumti debat ishte propozim-vendimi i Drejtorit të Shërbimeve Publike Arben Halili, i cili kishte të bënte me shpenzimet e varrimit. Drejtori Halili, anëtarët e kuvendit i njoftoi në lidhje me këtë propozim, i cili tha se çmimi për shërbimet e varrimit do të ndryshohet nga 250 euro në 320 për të gjithë qytetarët e Ferizajt, ndërsa për tek varrezat e reja në Fshatin e Vjetër, komuna merr për sipër edhe vendosjen e gurit të varrit vetëm për njërin bllok të varrezave me një madhësi prej 60×80 cm dhe pllaka prej mermeri e cila vendoset në murin ndarës në mes dy varreve në shumën prej 130 eurove.

“Në pllake në bashkërendim me bashkësitë fetare është vendosur që në pllakë të ketë shënime personale ku do të përfshihet emri, mbiemri, data e lindjes, data e vdekjes, numri i bllokut dhe numri rendor i cilit varrë do të vendosen edhe në shenjat identifikuese fetare brenda pllakës së mermerit”, ka thënë drejtori Halili.

Pas sqarimeve të drejtorit Halili, për këtë pikë të rendit të ditës kanë diskutuar pothuajse të gjithë anëtarët e kuvendit, ku disa prej tyre e përkrahën, por kishte edhe të atillë që ishin kundër këtij propozimi. Në fund me shumicë votash kjo pikë e rendit të ditës kaloi.

Në këtë mbledhje është bërë edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 3654-2 Z.K, Jezerc, pronë private me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-0 Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt, por edhe propozim – vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës kadastrale 626-2 Z.K. Babush i Ri.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin 2022.

Ndërsa drejtorja e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka paraqitur raportin financiar për periudhën janar-qershor të këtij viti.

Në fillim të mbledhjes së kuvendit të komunës, drejtorja e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, propozim edhe një pikë shtesë të rendit të ditës, e cila kishte të bënte me subvencionimin e Stacionit të Autobusëve, por anëtarët e kuvendit edhe pse e votuan këtë pikë shtesë të rendit të ditës, në fund partitë opozitare e lëshuan mbledhjen, dhe kjo pikë e rendit të ditës nuk u diskutua fare.

Mbledhja e kuvendit u ndërpre, ndërsa punimet do t’i vazhdojë nesër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img