02,05,2024

Fitore Madhështore e FC Shabani në Turneun Tradicional të Mërgimtarëve në Varosh!

Must Read

Në një atmosferë emocionuese dhe mbresëlënëse në fshatin Varosh të Ferizajt, u mbajt finalja e futbollit të vogël mes FC Shabani dhe Viçevcit. FC Shabani triumfoi me një fitore të shkëlqyer me rezultat 5:1 kundër kundërshtarëve të tyre, duke fituar Kupën e turneut.

Ky turne tradicional, i cili organizohet çdo vit për të nderuar mërgimtarët, mblodhi 16 ekipe varoshase të talentuara.

Gjatë finales emocionuese, Habib Krosa, Visar Heda nga Këshilli Organizativ dhe sponsori gjeneral, Drilon Heta, ia dorëzuan kupën e fitores kapitenit të FC Shabani, Besart Shabani.

Për të vazhduar atmosferën e lavdishme, një koncert spektakolar u organizua në natën e dytë para finales që performuan: Urim Salihu, Rinor Aliu dhe Arjeta Krosa. Këta artistë të shquar dhe talentuar shpalosën mjeshtërisht talentin e tyre, duke frymëzuar të gjithë të pranishmit dhe duke krijuar kujtime të pashlyeshme.

Ky turne dhe koncerti shënuan një përvojë të jashtëzakonshme dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit. Ata theksuan rëndësinë e bashkimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të gjithë mërgimtarëve, duke kujtuar me krenari trashëgiminë dhe vlerat tona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img