29,11,2024

Kuvend i të Rinjëve të Ferizajt anulon të gjitha aktivitetet për muajin Mars

Must Read

Kuvend i të Rinjëve të Ferizajt përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka  marrë vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për muajin  Mars.

Në komunikatën e Kuvendit të të Rinjëve të Ferizajt  thuhet se  ky vendim është marr konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it

Njoftimi i Kuvendit të të Rinjëve të Ferizajt  

Të dashur të rinjë e qytetarë të Ferizajt! Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, edhe ne si Kuvend i të Rinjëve të Ferizajt kemi pezulluar të gjitha projektet e parapara të mbahen në kuadër të planprogramit për muajin Mars.

Në planprogramin e muajit Mars ishin disa projekte ndër to:

•Marshi “Luaj me mua jo me telefon”- paraparë të mbahej me 13.03.2020 ditën e premte bashk me nxënësit e shfmu “Tefik Çanga” , “Gjon Sereçi” dhe “Jeronim De Rada”.

•Shënimi i “Ditës së Pranverës”- më 21.03.2020 ditë e shtunë.

•Si dhe një aktivitet për nder të “Ditës së Tokës” me datë 24.03.2020.

Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.

Rikthehemi në Prill, me planprogram edhe më të pasur!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img