28,05,2024

Kurora lulesh dhe akademi përkujtimore për dëshmorin Sherif Frangu

Must Read

Më rastin e shënimit të 35 vjetorit të rënies së dëshmorit Sherif Frangu, u vunë kurora lulesh dhe  dhe u mbajtë akademi përkujtimore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar me përfaqësues të tjerë të institucioneve komunale, aktivist dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të dëshmorit në varrezat e fshatit Sllatinë e Ulët, ku edhe pushon dëshmori Frangu. Me këtë rast janë vendosur kurora lulesh.

Më pas, është mbajtur një akademi përkujtimore ku është çmuar lartë kontributi i dëshmorit Sherif Frangu për lirinë e vendit, i cili u vra më 3 prill 1981 në demonstratat që ishin organizuar në atë kohë në Ferizaj.

Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Alia tha se në Pranverën Shqiptare të vitit 1981, gjatë të cilës ra edhe Sherif Frangu, rinia e Kosovës dridhi themelet e Jugosllavisë me demonstratat studentore.

“Pranvera ishte në nisje për rrugëtim drejt lirisë që po vinte. Rinia kosovare në pranverë të ‘81-ës dridhi themelet e Jugosllavisë. Demonstratat e viti ‘81 ishte shpërthim i të rinjve që qëllim kishin çlirimin nga pushtuesi”, tha Hasan Alia

 

frangu1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img