Shkruan Nehat Mustafa
Komiteti Olimpik dhe federatat përkatëse të sporteve duhet ta marrin me më shumë seriozitet këtë deklaratë të trajnerit të famshēm shqiptar me përmasa botërore.
Për nga sukseset, lirisht mund të thuhet që Driton Kuka sot është trajneri mē i mirē nē botë. Nuk di që ka shembull tjetēr në botë që nga një klub i vetëm i njē qyteti tē vogēl tē dalin aq shumē kampionë ( olimpik, botëror, evropian, etj..).
Dritoni mbase me sukseset e tija ka kompleksuar edhe shtete të mëdhat e trajner me përmasa botëre. Por , si duket nga sukseset e Dritonit nuk po mēsojnë asgjë shumica e trajnerëve shqiptar. Trajnerët e sporteve tjera nuk munden që dështimet e vazhdueshme ti arsyetojnë me mungesën e kushteve .
Ka ardhur koha që çdo trajner shqiptar ta mbajë para vetes fotografinē e Dritok Kukës dhe ta kuptojnë se pa punë e përkushtim mund të vazhdojnē shetitjet nēpër ngjarje të ndryshme sportive, por asesi të arrijnē ndonjē suksese.
TONI KUKA- modeli që duhet ndjekur nga çdo trajner!
Ndryshe Trajneri i njohur i Xhudos në Kosovë Driton Kuka, është shprehur i zhgënjyer me sukseset e të rinjve tanë në Lojërat Evropiane që janë duke u mbajtur në Baku.
Kuka ka thënë se është alarmante që garuesit e rinj nuk po ndërtohen si duhet në Kosovë si dhe ka shtuar e kjo është edhe për shkak të daljeve të shpesht që zvogëlojnë fokusin në gara, transmeton koha.net.
“Prezantimi i shtetit donë përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shëtitje e fotografi”, ka thënë Kuka.
Më poshtë është posti i tij i plotë në rrjetet sociale:
“Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj …
Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç
Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje …
Kjo është alarmante se garuesit e rinj spo ndërtohen si duhet në Kosovë.
Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!
Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!
Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!
Prezentimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shetitje e fotografi!
Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë …
Çdo federatë e trener merrini përgjegjësitë e mos i bani qef vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trenerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia.