27,07,2024

Kur do t’i “hakmerret” Kosova Serbisë për patentë shoferët, çfarë thotë ministri

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, ka thënë se shumë shpejt do të merret vendimi për masat reciproke ndaj Serbisë për targat dhe patentë shoferët.

Shoferët kosovarë po gjobiten nëpër rrugët e Serbisë, për shkak se autoritetet serbe nuk po ua njohin patent shoferët e lëshuar nga Republika e Kosovës.

Gazeta Express të hënën ka kontaktuar Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, i cili ndaj këtyre praktikave ka paralajmëruar kundër-masa.

Mustafa ka thënë se është në dijeni të rasteve kur shoferët kosovarë po gjobiten nëpër rrugët e Serbisë.

Mustafa kishte planifikuar që ky propozim i tij të futet sot në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë, por që kjo mbeti për mbledhjen e ardhshme.

“Unë kam propozuar, por nuk ka shkuar për shkak se ka qenë si pikë shtesë dhe nuk kam mundur që ta prezantoj për shkak se ka pasur agjendë kryeministri edhe nuk na lejoi që të vendosim pika shtesë në rendin e ditës. Mirëpo, ky propozim gjithsesi se do jetë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, ka deklaruar sot Mustafa për lajmi.net.

Ky vendim ka ardhur për shkak se Serbia nuk i njeh as targat e as patentë-shoferët e Kosovës dhe në këtë mënyrë, Mustafa ka vendosur që të vendosë këtë masë reciproke me Serbinë.

E për këtë, kanë raportuar edhe mediet serbe. Gazeta “Novosti.rs”, ka shkruar se, ministri Mustafa, ka shpallur masë reciproke ndaj Serbisë, që nënkupton mosnjohjen e targave, patentë-shoferëve dhe të gjitha dokumenteve të Kosovës që Serbia nuk i njeh.

Kujtojmë se njohja e reciproke e targave në mes të Kosovës dhe Serbisë, ishte arritur si marrëveshje në Bruksel në kuadër të Dialogut, por që kjo marrëveshje nuk zbatua asnjë herë nga Serbia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img