28,04,2024

Kur do të zhvendosen nxënësit nga shkolla fillore “Gjon Serreçi”?

Must Read

Ky ka qenë objektivi ynë i parë në programin garues për arsim gjatë zgjedhjeve lokale, 2017 dhe preokupimi kryesor gjatë këtyre dy viteve.

Lulzim Aliu

Jemi vonuar por jo me fajin tonë.

Po e bëjmë të pamundurën që në fund të vitit 2020 kjo të bëhet realitet.

U kërkojmë falje nxënësve, prindërve të tyre dhe arsimtarëve për vonesën si dhe i lusim ata për durim e mirëkuptim!

Çelësi i zgjidhjes së këtij problemi është ndërtimi i shkollës së mesme “Shaban Hashani”, e kontraktuar nga qeverisja e kaluar, për të cilën buxheti ka qenë i harxhuar për shërbime të tjera dhe jo për projektin.

Kompania që e ka fituar punën zotohet se do ta bëjë të gatshëm për mësim deri në fund të këtij viti edhe pse komuna do t’i mbetet borgj rreth një milion euro.

“Gjon Serreçi” do të zhvendoset në objektin ku tash është shkolla “Shaban Hashani” ndërsa kjo e fundit do të bartet në objektin e ri te kompleksi i shkollave të mesme, afër sallës së sporteve.

Me vështirësi të mëdha por do t’i realizojmë synimet dhe premtimet tona që e kanë bazën te konsultimet me prindërit dhe profesionistët e fushës.

Lulzim.Aliu, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img