11,01,2025

Kuotat, me pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës

Must Read

Halim Hyseni ka lansuar alarmin se politikat që aplikohen me rastin e regjistrimit të studentëve të rinj përbëjnë një atak për shtetin e Kosovës. Kuotat e regjistrimit, sipas tij, garantojnë paperspektivë për të rinjtë dhe degradojnë akoma më shumë cilësinë në universitete e kolegje.

Hyseni është ekspert i arsimit dhe prej disa vjetësh drejton Qendrën për Avancimin e Performancës në Arsim. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka thënë se me këto kuota mashtrohen të rinjtë e Kosovës, duke u hapur atyre shpresa joreale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo, pasi ka konsideruar se pas diplomimit pjesa më e madhe e tyre nuk do të mund të konkurrojnë as në tregun vendor e as në atë ndërkombëtar, ngaqë ka vlerësuar se sistemi arsimor nuk i pajis me atë nivel kompetence, sa për t’i bërë konkurrentë të denjë në tregun e punës.

Gjatë kësaj interviste Hyseni ka shtruar nevojën e fuqizimit të sistemit arsimor profesional. Po kështu, edhe të fuqizimit të komponentit edukativ, krahas atij arsimor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img