Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate ka kundërshtuar çdo lloj rekrutimi të stafit të jashtëm shëndetësor në territorin e Republikës së Kosovës, pa u përfillur procedurat ligjore të miratuara nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.
“OIK kundërshton çdo lloj rekrutimi të stafit të jashtëm shëndetësor në territorin e Republikës së Kosovës, pa u përfillur procedurat ligjore të miratuara nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Odës së Infermierëve.
Tutje, siç thuhet në njoftim, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësore të Kosovës, ka njoftuar se nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga asnjë institucion në lidhje me atë që po proklamohet se Qeveria e Serbisë do të rekrutoj 200 infermierë në Kosovë.
“Si OIK kërkojmë me shqetësim që secili punonjës shëndetësor në Kosovë të angazhohet në punë, tek pasi kalon në procesin e licencimit apo ri-licencimit në Odën e Infermierëve të Kosovës”.
Kosova, sipas Odës së Infermierëve, ka numër të mjaftueshëm të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, për t’u përballur jo vetëm me pandemi si COVID 19 por edhe me kërkesa tjera të përditshme shëndetësore të pacientëve.