Këto ditë kur edhe fluksi i qytetarëve është shtuar në sheshin e qytetit kanë vërshuar edhe organizata të cilat në emër të shoqatave humanitare grumbullojnë para.
Për këtë qytetarë të Ferizajt kanë ngritur shqetësimin për faktin se nuk dihet kush janë këto organizata dhe ku shkojnë mjetet e grumbulluara.
Sipas të rinjëve ferizajas të cilët janë pjesë e organizatave për punë vullnetare në Ferizaj, këtë e bënë edhe më të dyshimt fakti se këto organizata kanë punësuar njerëz për grumbullimin e këtyre parave me pagesë e ku meshkujt paguhen 20 euro ndërsa femrat nga 30 euro në ditë.
“Kujdes qytetarë të republikës së Kosovës Jo të gjithë ndihmat shkojnë aty ku duhen Në qytetin tim të bukur ka disa javë që në sheshin e qytetit nuk mund të lëviz pa u ndal në 7-8 vajza-djem, njëra organizat duke shitur ORBITA nga 1.00€ dhe tjetra organizatë vetëm mbledhje e të hollave. Nuk e di nga shkojnë këto para që tubohen, në familje ku ka nevojë apo në punësime” shkruan Blerton Jakupi vullnetar në qytetin e Ferizajt.
Më posht keni ftesën e një organizate për tu bërë pjesë e këtij projekti,dërguar në redaksi nga Blerton Jakupi