26,04,2024

Kto janë vendet që mundë të bëhen me murale

Must Read

Ferizaj– Në kuadër të përgatitjeve për Festivalin e Muraleve  në Ferizaj i cili pritet të mbahet së shpejti, sot u takuan artist, skulptorë, shoqëria civile dhe  mediat.

Nga të pranishmit  u  bisedua për mundësit dhe mënyrën e organizimit sa më të mirë të këtij Festivali i cili, siç u tha, është i vetmi në Ballkan.

Në këtë tubim u përshëndet gatishmëria  e Komunës për të ndihmuar  por u kërkua që në të ardhmen  ky  Festival  të hyjë në agjendën e Komunës.

12962512_1028120800568166_1374811350_o

“Që nga viti 2009 kamë qenë për një  festival të tillë. Por të organizuar nga Komuna e jo  nga organizatat dhe grupe të ndryshme,sepse vetëm si i tillë do të kishte një  jetëgjatësi dhe  paraprakisht  do të shtynte në lëvizje edhe artistët dhe strukturat tjera  që të bëhej një organizim sa më i mirë”  tha Armend Pajaziti.

Edhe  Arbër Kadriu nga INPO  tha se kjo është një hap i mirë dhe si shoqëri civile do të japin të gjithë atë që është në mundësi të tyre që  ky festival të organizohet sa më mirë po edhe të ketë një përfshirje sa më të gjerë.

“Ky do të ishte një Festival i cili do të promovonte Ferizajn por edhe do të krijonte identitetin e qytetit” tha Kadriu.

Kryetarja e  Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”  Lebibe Topalli tha se është duke u bërë përgatitje që  ky Festival të ketë karakter ndërkombëtarë  dhe të ketë një përfshirje sa më të gjera,aq sa do të lejonin edhe mundësit financiare.

Skender  Bedriu dhe  Përparim Behluli  u shprehën të gatshëm  të ndihmojnë  profesionalisht këtë festival, pasi  kryesisht kjo do të jetë projekt ku artistët do të shprehin kreativitetin e tyre.

Skënder Bedriu ka thënë se krahas muraleve, të aplikohen edhe forma tjera të artit urban, duke llogaritur në këtë mes edhe grafitet (street art).
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje që ndërlidhen me mbrojtjen e muraleve me ligj, por u theksuar problemi i planeve rregulluese urbane, sipas të cilave disa nga objektet e vjetra mund t’i nënshtrohen procesit të rrënimit të tyre e me këtë edhe muraleve.

Edhe pse  sot nuk u morë ndonjë vendim për ditën e saktë të Festivalit  pati disa propozime se  cilat pjesë  të qytetit  do të bëheshin me murale.

Ky grup pritet që në ditët e ardhshme të takohet edhe njëherë për të biseduar  detajisht   dhe ndarjen e detyrave për secilin sektor  që  të bëhet një organizim sa më i mirë,pas të cilit takim do të bëhet e ditur  data e mbajtjes së këtij Festivali.

Këto janë tre vendet e mundshme të cilat do të bëhen me murale.

12948336_1160123600687458_534278587_o 12970467_1160123650687453_1468606752_o 12959495_1160123637354121_1739500275_o

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img