08,11,2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi me bashkëpunëtor vizitoi sot ndërmarrjen prodhuese “Kosova Model”

Must Read

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Berat Rukiqi me bashkëpunëtor vizitoi sot ndërmarrjen prodhuese “Kosova Model”, në kuadër të vizitave që po zhvillon me bizneset.
Gjatë kësaj vizite Kryetari Rukiqi pa nga afër punën dhe suksesin e kësaj kompanie që udhëhiqet nga z. Bekim Sopaj dhe z. Pajtim Sopaj dhe u njoftua me sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë veprimtarisë biznesore.

“Kosova Model” përveq prodhimit të dyerve dhe dritareve për tregun vendor, eksporton produkte edhe për tregun e huaj duke pasur partner kryesor Gjermaninë. Lidhur me këtë, u theksua rëndësia e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe angazhimit të përbashkët në adresimin e çështjeve që rëndojnë bizneset.

Kompanitë e tilla serioze si “Kosova Model” duhet të fuqizohen, në kuptim të dhënies së përkrahjes në krjimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe punës së përbashkët në eleminimin e barrierave dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm të të bërit biznes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img