29,04,2024

Kryetari i Këshillit Prokurorial e vlerëson të suksesshëm luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Must Read

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka mbajtur konferencën e fundivitit ku ka paraqitur sukseset dhe sfidat gjatë vitit 2019.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka mbajtur konferencën e fundivitit ku ka paraqitur sukseset dhe sfidat gjatë vitit 2019.

Ai tha se miratimi i planit strategjik 2019-2021 ku bën pjesë edhe strategjia e krimeve të luftës si një task forcë mes një varg institucioneve është njëra prej sukseseve gjatë vitit që po lëmë pas.

Si sukses të Këshillit Prokurorial, Hyseni tha se është edhe luftimi i korrupsionit dhe krimeve ekonomike.
“Nga 279 raste të korrupsionit janë zgjidhur 260 raste ose 94 për qind e rasteve të pranuara”, tha ai. Sipas tij, njëra prej objektivave të këtij viti ka qenë llogaridhënia dhe transparenca. Ai njoftoi se këtë vit kanë marrë edhe masa disiplinore ndaj prokurorëve, shkruan kosovapress. Të gjitha këto, sipas tij kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve të punës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img