28,08,2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nderohet me mirënjohje nga Shoqata Kosovare e Fizikantëve

Must Read

Mëngjesin e sotëm, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, pritën në takim, drejtorin e Gjimnazit  “Kuvendi i Arbërit”, shkollë kjo elitare në Komunën e Ferizajt, njëherit edhe fizikantin, Bajram Rexhepi.

Arsye e takimit ishte ndarja e mirënjohjes për të parin e Ferizajt, Agim Aliu, nga Shoqata e Fizikantëve të Kosovës, për pjesëmarrjen në financimin e garave të XX-ta republikane të fizikantëve të rinj, të cilat u mbajtën më 9 mars 2020. Në këto gara, fizikantë ferizajas u ngjitën me suksesin e tyre në këtë shkencë, në majat e tabelës së fituesve.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke vlerësuar edhe menaxhimin jashtëzakonisht të suksesshëm të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” nga drejtori Rexhepi, tha se mbështetja për shoqata të tilla që vërtet zhvillojnë e promovojnë gara shkencore është e padiskutueshme e do të vijoj edhe viteve të ardhshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img