28,04,2024

Komiteti për Politikë dhe Financa diskutoi Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka ftuar mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, për të diskutuar pikat e rendit të ditës që janë përgatitur për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.

Drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, në këtë mbledhje ka bërë propozim-vendimin për  Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023.

Në këtë mbledhje të KPF-së është diskutuar edhe propozim-vendimi për zëvendësimin e anëtarit  të Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizajt  në  KKSB si dhe për raportin vjetor të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

U diskutua propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të draft-rregullores dhe dhënien e tokës së Komunës për ndërtim dhe përdorimin e bonusit, propozim-vendimi për aprovimin e Statutit të Galerisë së Arteve “Ismajl Rama”si dhe për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadatsrale: 508-0, 527-0 dhe 528-0 në zonën kadastrale në Dremjak.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet datën 30 qershor duke filluar nga ora 10:00 në teatrin e qytetit “Adriana”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img