06,05,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mbështet iniciativën për themelimin e bibliotekave në shkollat e Ferizajt

Must Read

Mbështetja e të rinjve dhe aktiviteteve që ideojë këta të fundit zënë një vend të rëndësishëm në platformën e qeverisjes lokale. Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit e klubit rinor “Rin’on”. Më këta të fundit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu diskutoi për iniciativën e tyre për themelimin e bibliotekave në shkolla kryesisht në fshatra. Një ide e tillë padyshim që do të gëzoj mbështetjen e institucioneve lokale u shpreh Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Vanesë Sadriu nga Klubi “Rin’on” shpjegoi në hollësi gjithë iniciativën për themelimin e bibliotekave në shkollat kryesisht të fshatrave të Ferizajt, aty ku ato mungojnë. Ajo njoftoi të parin e Ferizajt për rezultatet e shënuara nga këto aktivitete si dhe synimet që ka kjo organizatë rinore për të ardhmen.

Në këtë takim, u bisedua edhe për tema të tjera, kryesisht për arsimin dhe angazhimin e të rinjve në aktivitete të ndryshme, për të cilat, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se e kanë mbështetjen e fuqishme nga institucioni i Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img