29,04,2024

Kryetari i degës së LDK-së Muharrem Sfarqa mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë

Must Read

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, të nderuar qytetarë të Ferizajt,

17 shkurti është rast i përsëritshëm çdo vit, për të reflektuar rreth të gjitha sakrificve të bëra nga breza të tërë në themelet e lirisë e të shtetit tonë,  për rrugën që kemi ndjekur rreth shtetndërtimit në Kosovë dhe rreth vizionit për rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të mirë për ne dhe për brezat që vijnë. Për 12 vjet pavarësi, kemi pasur arritje, por edhe dështime. Vendi ynë ka nevojë të ngutshme për angazhimin dhe kontributin e secilit prej nesh në mjedisin ku jetojmë, punojmë e veprojmë. Ne mund të kemi bindje, këndvështrime e synime të ndryshme, por e përbashkëta e të gjithë neve është se e kemi vetëm një atdhe, ndaj të cilit duhet të sillemi me dashuri e përgjegjësi. Sepse atdheu është si prindërit. Do t‘i duash, sido që të jenë, sepse janë të tutë dhe je i tyre.

Uroj që përvjetorët tjerë të na gjejnë me një vetëdije më të lartë shtetndërtimi, të jemi më të begatë dhe më optimistë për t’i ndërtuar jetët tona këtu, në Kosovën e shumëvuajtur, të cilën, me punën dhe përkushtimin tonë, do ta bëjmë vend më të mirë për të jetuar.

Gëzuar 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img