19,05,2024

Kryetari Aliu vizitoi fshatin Bibaj, sivjet rekord i rendimentit nga korrje-shirjet në Ferizaj

Must Read

Shukri Sallahu nga Bibaj, bashkë me familjarët e tij kishin dal në tokën e tyre afro 70 hektarëshe për të marr rendimentin e korrje-shirjeve qysh herët në mëngjes. Ai i gëzuar dhe tejet i lumtur për kushtet klimatike dhe dorën institucionale që i ofroi mbështetjen, arriti që sivjet të shënoj rekord në rendimentin për hektarë tokë. Për ta vizituar gjatë punës së tij dhe familjarëve të tij, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami si dhe bashkëpunëtorë tjerë.

Kryetari i Ferizajt tha se qeverisja e tij ka arritur që me profesionalizëm dhe përkushtim të sjellë risi në pakon e veprimeve për mbështetjen e bujqve dhe fermerëve ferizajas, duke vënë theksin tek mbështetja me pleh azotik, makineritë bujqësore, makineritë mbjellëse që do të lehtësonin jashtëzakonisht shumë punën e bujqve si dhe projekti në zhvillim për mbrojtjen e prodhimtarisë dhe sigurimin e punës së bujqve e fermerëve, sistemin e mbrojtjes nga breshëri.

“Jemi shumë të lumtur, të gëzuar që për dallim nga viti i kaluar që ka qenë një vit i vështirë, si për bujqit si për ne, madje e kemi pasur të vështirë të gjejmë ditën se kur do të dalim dhe t’i vizitojmë fermerët tanë, që ishin duke e kryer aktivitetin e korrje-shirjeve, por ja që sivjet është një vit krejt ndryshe dhe kjo falë punës dhe angazhimit, por mbi të gjitha edhe qëndrueshmërisë dhe pasionit për të punuar dhe për të treguar se në këtë tokë dhe në këtë vend ja vlen për të jetuar dhe punuar ndershëm dhe unë gjithmonë e kam thënë se fermerët janë pjesa që duhet mbështetur më së shumti sepse janë pjesa që jetojnë nga djersa e tyre. Sigurisht se duke parë këtë përkushtim, pasion dhe angazhim të këtyre fermerëve dosido që edhe ne kemi pasur, kemi dhe do të kemi politika mbështetëse, madje ne qysh vitin e kaluar kemi intervenuar dhe u kemi dal në krahë këtyre fermerëve që të bëjmë më të lehtë mbjelljen e këtyre sipërfaqeve me grurë, por kanë ndikuar edhe kushtet e favorshme klimatike, sivjet janë rekorde të shënuara sa i përket sasisë për hektarë, toka të mbjella me grurë, madje janë rekorde në nivel të rajonit ku mbi 5000 kilogram është për hektarë tokë. E thashë se kemi filluar në vjeshtë për të mbështetur bujqit, por ne kemi mbështetur këta bujq edhe në pranverë duke i mbështetur për afërsisht 1000 hektarë me plehra azotik, poashtu ne kemi qenë të kujdesshëm të ndryshojmë politikat tona mbështetëse sa i përket subvencionimit të bujqësisë, ku edhe kemi sjellë risi në mbështetjen që duhet bërë për fermerët, risi ka qenë se ne për herë të parë në Komunën e Ferizajt jemi duke i mbështetur fermerët tanë me makina bujqësore, tashmë janë në përfundim dy mbështetje të tilla. Në 2200 hektarë tokë sa janë të mbjella me grurë janë rendimentet e mira dhe uroj fermerët ferizajas dhe i siguroj që do të vazhdojmë me politika mbështetëse” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

“E ndjej një lumturi që kanë ardhur në vizitë Kryetari dhe drejtori i Bujqësisë, këtë respekt që na kanë bërë. Nuk mundem pa e përmendur përkrahjen e drejtorit vitin e kaluar nuk kemi mundur të hyjmë tokave tona nga balta e që nuk do ta harroj përjetë, ku e kam ndier dorën e shtetit në përkahje, për herë të parë e kam ndier, dora e shtetit kur rri afër, na kanë sjellë diku 500 m3 gurë për të mundur të hyjmë në tokat tona vitin e kaluar. Sivjet na kanë përkrahur me plehra artificiale. Tash kam dëgjuar se do të ndahen edhe disa makina më të mira, më të mëdha. Sa i përket rendimentit sivjet jam i kënaqur shumë. Pritet rendimenti diku prej 5-6 tonelata” janë fjalët e fermerit Sallahu i emocionuar nga gëzimi dhe lumturia për punën që po i ec mbarë, duke sjellë të mira për të dhe familjen e tij, të cilin e kanë edhe burim kryesor jetese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img