05,05,2024

Kryetari Aliu vendos: Hiqet taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste

Must Read

Një hap i madh për ekonominë lokale! Një vendim i jashtëzakonshëm në kuadër të masave në pakon e lehtësirave për ushtrimin e veprimtarive afariste në Ferizaj, u mor sot nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve. Ky vendim, që do të inkoorporohet në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale do të materializohet në plan afatshkurtër në Kuvendin e Komunës.

Me këtë veprim, afaristëve ferizajas i kursehen qindra e mijëra euro, duke hapur kështu shtegun që këtë fonde t’i drejtojnë në rritjen e kapaciteteve biznesore, rrjedhimisht hapjen e vendeve të reja të punës.

Në kryeqendrën e zhvillimit ekonomik, Ferizajn, kryetari Aliu edhe pak kohë më parë futi në veprim një sërë mekanizmash e vendimesh me impakt direkt në nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, siç është ulja e tatimit në pronë nga baza tatimore për 10%, ndjekja e kursit investim përmes mbështetjes direkte të bizneseve nga Fondi i Punësimit, zonat e lira ekonomike e të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img