20,04,2024

Kryetari Aliu takoi avokatin amerikan Scott J. Bloch, mbrojtësin e të drejtave të punëtorëve shqiptarë në Afganistan dhe Irak

Must Read

Ditë më parë në zyrën e tij, i pari i Ferizajt, Agim Aliu pati një takim të veçantë. Avokati me famë botërore i specializuar në fushë ne mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve që angazhohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kampe të ndryshme ushtarake anekënd globit, Scott J. Bloch ishte vizitori i Ferizajt, me ç ‘rast u prit nga i pari i qytetit, Agim Aliu bashkë me shoqëruesin e tij, mësimdhënësin e gjuhës angleze, Fidan Rexhepi.

Në këtë takim miqësor u diskutua për një varg temash, kryesisht të fushës së angazhimit të ferizajasve dhe qytetarëve të rajonit tonë në kampe të ndryshme ushtarake në Lindjen e Mesme. Kryetari Aliu tha se punonjësit e angazhuar përmes këtyre skemave i kanë dhënë një ritëm të jashtëzakonshëm ekonomisë lokale, duke hapur shtigje investive në gjithë territorin tonë. Ai tutje tha se të ardhurat që sigurohen nga angazhimi i qytetarëve tanë në këto kampe, janë mjete domethënëse në ekonominë tonë lokale.

Tutje, avokati Scott J. Bloch nga Uashingtoni, ish punonjës i administratës Bush në Shtëpinë e Bardhë, tha se ka pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme me dhjetëra raste të ferizajasve por edhe qytetarëve të tjerë anekënd botës në mbrojtje të të drejtave të tyre, përgjatë kohës sa kanë shërbyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Firma e tij ligjore Scott J. Bloch Law është ajo që ka ndihmuar raste të shumta edhe të bashkëqytetarëve tanë në kompensimin e punëtorëve të angazhuar në këto sfera sipas parashikimit ligjor në fuqi.

Vizitat e tij në Kosovë tha se janë një eksperiencë e veçantë, ndër to dha përshtypjet edhe për takimin me të parin e Ferizajt, Agim Aliu ku u diskutuan një mori temash. Ky i fundit, duke shprehur kënaqësinë për këtë takim, falënderoi avokatin Bloch për gjithë angazhimin për qytetarët ferizajas, përkatësisht rastet e përfaqësuara nga ana e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img