06,05,2024

Kryetari Aliu rikthen investimet në Mirosalë të munguara nga 2012-ta, asfalton rrugën kryesore

Must Read

Zgjerimi i investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore po ndodh edhe në zonat rurale të Ferizajt. Kjo falë edhe mbështetjes nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës. I tillë është edhe projekti i asfaltimit të rrugës kryesore në fshatin Mirosalë, punimet e së cilës doli vet t’i shoh vet Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyqi dhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili.

Ai tha se qeverisja lokale po rikthehet fuqishëm në Mirosalë me investime, aty ku është lënë gjatë viteve të qeverisjes Aliu në 2012-2013, kësaj radhe me një projekt gjigand e tejet të nevojshëm për qarkullimin në këtë zonë, siç është asfaltimi i rrugës kryesore. Madje, i pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi edhe për aktivizmin qytetar, banorëve e Mirosalës që në vijimësi kanë avokuar për këtë projekt por edhe çështje të tjera që brengosin komunitetin e tyre.

“Ferizaj si asnjëherë më parë ka mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ju po e shihni se vazhdueshëm jemi duke i vizituar dhe duke përfunduar dhe duke filluar projekte nga më të ndryshme duke përfshirë gjithë territorin e Ferizajt. Sot jemi në një zonë jemi rikthyer me investime sepse në fakt që nga viti 2012-2013 kur isha në atë kohë kryetar, nuk ka pasur investime dhe mua më vjen mirë që jemi në një projekt të rëndësishëm siç është asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Mirosalë e që është vazhdimësi e projektit të përgjithshëm në mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë rast, Ministrisë së Infrastrukturës, sepse me parë ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës Pojatë-Softaj ndërsa kjo është për asfaltimin e rrugës në Mirosalë që është diku afërsisht 2.5 kilometra, me vlerë afërsisht 300 mijë euro por që kap totalin e vlerës së projekti me vlerë prej afro 800 mijë euro. Pra është një projekt shumë i rëndësishëm me një vlerë jashtëzakonisht të madhe dhe që besojmë se do t’i shërbej qytetarëve. Ajo që është me rëndësi ta themi me këtë rast është se e gjithë puna është përcjellur me një aktivizëm qytetar dhe unë dua të falënderoj qytetarët e komunitetit këtu në fshatin Mirosalë që kanë qenë shumë të angazhuar dhe do të doja që vazhdueshëm të kemi qytetarë aktiv që të jenë pjesëmarrës, mbikqyrës në secilën prej punëve të kompanive, operatorëve sepse jo çdo herë mund të bëhet monitorimi i punës, i mbikqyrjes së punimeve sado që ne kemi ngritur kapacitetet tona” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu duke shtuar se mbikqyrësi më i mirë i punëve të qeverisjes është vet syri i qytetarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img