13,05,2024

Kryetari Aliu priti në takim përshëndetës Komandantin e KFOR-it Amerikan në Kampin “Bondsteel”, Kolonelin Eric J. Riley

Must Read

Kryetari Aliu priti në takim përshëndetës Komandantin e KFOR-it Amerikan në Kampin “Bondsteel”, Kolonelin Eric J. Riley, ku e falënderoi për bashkëpunimin për sigurinë e qytetarëve

Këtë pasdite, i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi dhe zyrtari për marrëdhënie me publikun në Komunën e Ferizajt, Albion Sherifi, pritën në takim një delegacion të KFOR-it amerikan me bazë në Kampin Ushtarak “Bondsteel” të prirë nga komandanti i deritanishëm i KFOR-it amerikan në Bondsteel, koloneli Eric J. Riley, komandanti në ardhje i Kampit “Bonsteel”, koloneli Adams si dhe pjesëtarë të tjerë të njësive të KFOR-it amerikan në Kosovë, njësisë LMT e të tjera.

Arsye e kësaj vizite, ishte takimi përshëndetës dhe njëkohshëm njoftues, tash kur komandanti i deritanishëm i KFOR-it Amerikan në Kampin Ushtarak “Bondsteel” , Eric J. Riley do të largohet, për t’u zëvendësuar nga koloneli Adams në krye të bazës më të fuqishmë e ndër më të mëdhat në Evropë të ushtrisë amerikane, atë të Kampit “Bondsteel”.

Koloneli Riley shprehu falënderimin e mirënjohjen për bashkëpunimin që pati me Komunën e Ferizajt, përkatësisht me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu në çështje të ndryshme me dobi e interes për qytetarët.

Në anën tejtër, Kryetari Aliu gjithashtu falënderoi Kolonelin Riley për gjithë përpjekjet e tija e komandës që ka udhëhequr që qytetarëve ferizajas, institucioneve lokale por edhe në fusha ku është kërkuar mbështetja e KFOR-it amerikan, nuk është kursyer, duke dhënë kështu kontribut të vlefshëm në sigurinë e qytetarëve. Po kështu, Kryetari Aliu i uroi mirëseardhje edhe kolonelit Adams i cili tashmë do të udhëheq me bazën ushtarake “Bondsteel” si dhe krerëve e pjesëtarëve të njësive tjera siç është ajo në LMT, duke i siguruar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ndërveprimin me Komunën e Ferizajt në çështje me interes për qytetarët.

Temë e pashmangshme e këtij takimi ishte edhe menaxhimi i pandemisë, ku Kryetari i Komunës, Agim Aliu i bëri të ditur mysafirëve, masat që ka ndërmarr e po ndërmerr vazhdueshëm Komuna e Ferizajt, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img