02,05,2024

Kryetari Aliu priti komandën e re të Njësisë LMT të KFOR-it Amerikan

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti në takim, drejtuesit e komandës së re të njësisë LMT të KFOR-it Amerikan.

Temë bosht e diskutimeve ishte vijimi i bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe kësaj njësie në dobi të qytetarëve ferizajas.

Kryetari Aliu falënderoi KFOR-in Amerikan për gjithë mbështetjen e ofruar deri më tani, në sfida të ndryshme por edhe në nisma komunitare në dobi të qytetarëve.

Të gatshëm për intensifikimin e bashkëpunimit u shprehën edhe mysafirët të cilët shprehën vlerësimin për punën e kryer nga ekzekutivi në përparimin përmes investimeve të shumta publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img